Sport

Fluminense ia zgjati kontratën portierit 45-vjeçar Fabio

Në muajin gusht, Fabio mbrojti portën e ekipit të tij në Kupën Sudamericana dhe zhvilloi ndeshjen e tij të 1.391-të në karrierë

Emre Aşıkçı  | 02.01.2026 - Përdıtësım : 02.01.2026
Fluminense ia zgjati kontratën portierit 45-vjeçar Fabio

Stamboll

Klubi brazilian Fluminense njoftoi se i ka zgjatur kontratën portierit të tij 45-vjeçar, Fabio, deri në dhjetor të vitit 2027, transmeton Anadolu.

"Portieri 45-vjeçar, kontrata e të cilit do të përfundonte në fund të vitit 2026, ka nënshkruar marrëveshje të re të vlefshme deri në dhjetor 2027. Fabio, lojtari me më së shumti paraqitje në historinë e futbollit dhe idhull i klubit, sezonin e ardhshëm do të hyjë në sezonin e tij të pestë me klubin", thuhet në njoftimin e klubit.

Në muajin gusht, Fabio mbrojti portën e ekipit të tij në Kupën Sudamericana dhe zhvilloi ndeshjen e tij të 1.391-të në karrierë, duke kaluar portierin anglez Peter Shilton dhe duke u bërë lojtari me më së shumti paraqitje zyrtare në historinë e futbollit botëror.

Fabio fitoi Kupën Libertadores me Fluminense në vitin 2023 ndërsa me kombëtaren e Brazilit triumfoi në Copa America në vitin 2003.



Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın