Sport

Finalja e katërt e Ligës së Konferencës

Real Betisi dhe Chelsea do të përballen nesër në finalen e katërt në historinë e Ligës së Konferencës së UEFA-s.

Bozhan Memiş  | 27.05.2025 - Përdıtësım : 28.05.2025
Finalja e katërt e Ligës së Konferencës

Wroclaw

Real Betisi dhe Chelsea do të përballen nesër në finalen e katërt në historinë e Ligës së Konferencës së UEFA-s, raporton Anadolu.

Finalja, e cila do të luhet në stadiumin "Wroclaw" në qytetin Wroclaw të Polonisë, do të fillojë në orën 21:00.

Nën organizimin e UEFA-s për herë të parë në sezonin 2021-2022, u përballën skuadrat e Romës së Italisë dhe Feyenoordit të Holandës. Duke e mposhtur kundërshtarin 1-0, Roma u bë skuadra e parë që fitoi kampionatin në garën e tretë më të madhe të klubeve në futbollin evropian.

- Jose Mourinho, trajneri i parë që fitoi kupën

Trajneri i Fenerbahçes, Jose Mourinho, i cili ishte në krye të Romës në sezonin 2021-2022, u regjistrua si trajneri i parë që fitoi këtë kupë.

Trajneri portugez u bë i vetmi trajner që fitoi Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës në karrierën e tij falë suksesit të tij me ekipin italian.

- Fiorentina humbi dy finale radhazi

Në sezonin 2022-2023, ekipi anglez West Ham United dhe ai italian Fiorentina u takuan në finale. West Ham United fitoi ndeshjen me rezultatin 2-1 me një gol nga Jarrod Bowen në minutën e 90-të dhe u bë kampion.

Fiorentina gjithashtu arriti në finale sezonin e kaluar. Përfaqësuesja italiane u përball në finale me ekipin grek Olympiacos. Ndeshja përfundoi 0-0 në kohën e rregullt por Olympiakos fitoi 1-0 me golin e El Kaabi në minutën e 116-të dhe e çoi kupën në muzeun e tij.

Fiorentina, e cila luajti në finale për dy sezone radhazi, u eliminua nga Real Betisi në gjysmëfinale këtë sezon pasi pësoi një gol në kohën shtesë.

- Finalja e parë për spanjollët, e dyta për anglezët

Për herë të parë, një ekip spanjoll do të shfaqet në finalen e Ligës së Konferencës së UEFA-s.

Në tre finalet e zhvilluara deri më tani, kanë marrë pjesë tre ekipe italiane, ndërsa kanë garuar edhe një ekip holandez, një anglez dhe një ekip grek.

Ndeshja, ku do të përballet Real Betisi me Chelsean, do të shohë ekipet spanjolle të marrin pjesë në finalen e kësaj kupe për herë të parë ndërsa ekipet angleze do të garojnë në finale për herë të dytë.

- Përfaqësuesit spanjollë i duan finalet

Ekipet spanjolle i kanë dominuar shumë kundërshtarët e tyre në finalet që kanë luajtur në Evropë.

Që nga sezoni 2001-2002, trofeu i ka shkuar Spanjës në 23 finale të Ligës së Kampionëve dhe Ligës së Evropës, ku kanë qenë të përfshira përfaqësueset spanjolle. Ekipet spanjolle u përballën me njëra-tjetrën në finalet e Ligës së Kampionëve në vitet 2014 dhe 2016 si dhe në finalet e Ligës së Evropës në vitet 2007 dhe 2012.

Në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin 2000-2001, skuadra gjermane Bayern Munich fitoi kupën duke mposhtur Valencian në penallti në ndeshjen që përfundoi 1-1 në kohën e rregullt dhe kohën shtesë. Pas kësaj ndeshjeje, ekipet spanjolle nuk kanë humbur asnjë finale evropiane.

Ndërsa përfaqësuesit spanjollë dështuan të shkonin në finale në tre sezonet e para të Ligës së Konferencës, Real Betisi u bë skuadra e parë që arriti në finalet e kësaj kupe.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.