Emre Aşıkçı
04 Mars 2022•Përditësim: 04 Mars 2022
Liga Evropiane njoftoi se "Final Four 2022" do të mbahet në Beograd në vend të Berlinit, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftim thuhet se “Liga Evropiane e Basketbollit dhe AEG ranë dakord të shtyjnë mbajtjen e "Final Four" në Berlin duke u bazuar në situatën aktuale pandemike dhe masat shëndetësore të vendosura në kryeqytetin gjerman”.
"Vendimi u mor me qëllimin që t'u jepet tifozëve të Euroligës mundësia më e mirë për të ndjekur ngjarjen në terren, duke u garantuar gjithashtu lojtarëve pjesëmarrës hyrje në qytetin e 'Final Four'. Masat shëndetësore të Gjermanisë, nëse vazhdojnë, nuk do të lejojnë një numër të madh të tifozëve të marrin pjesë në Final Four dhe madje mund të pengojnë edhe disa sportistë të marrin pjesë", thuhet më tej.
Liga evropiane tha se datat janë ndryshuar, gjysmëfinalet do të luhen më 19 maj, ndërsa ndeshja e kampionatit do të zhvillohet më 21 maj.
E ndërtuar në vitin 2004, Arena Stark e Beogradit do të jetë vendi i "Final Four", i cili ka një kapacitet prej afro 15.500 spektatorësh.
Arena shërbeu si mikpritës i "Final Four 2018" kur Real Madrid ngriti titullin e 10-të të Euroligës duke mposhtur Fenerbahce Beko-n.