Dejan Maksimoviç
02 Dhjetor 2016•Përditësim: 03 Dhjetor 2016
CYRIH (AA) – Federata botërore e futbollit, FIFA, njoftoi se portugezi Cristiano Ronaldo, argjentinasi Lionel Messi dhe francezi Antoine Griezmann kanë mbetur në lojë për “Topin e Artë”, raporton Anadolu Agency (AA).
Favoriti kryesor për titullin e sivjemë është Ronaldo i cili me kombëtaren e Portugalisë fitoi kampinatin Evropian ndërsa me Realin e Madridit Ligën e Kampionëve. Një vit të sauksesshëm ka pasur edhe Griezmann, i cili luajti në dy finale, por fatkeqësisht në asnjërën nuk fitoi.
Në të dyja finalet ai u mposht nga ekipet e Ronaldos.
Fillimisht humbi finalen e Ligës së Kampionëve kundër Real Madridit, duke mbrojtur ngjyrat e Atletico Madrid dhe më pas në Francë nga Portugalia në ndeshjen finale të Kampionatit Evropian.
Messi nga ana e tij është më meritori që Barcelona fitoi titullin e dyfishtë në Spanjë.
Në rrugën për titullin e kampionit të Spanjës shënoi 26 gola. Me Argjentinën ariti në finalen e Copa America Centenario, ku humbi në Kili.
Deri më tani, Messi ka fituar pesë herë titullin e më të mirit, ndërsa Ronaldo tre herë.
Për Griezmann kjo është hera e parë që nominohet në këtë kategori.
Çmimi do të shpallet më 9 janar 2017 në një darkë gala në Cyrih.