Fatih Erel
09 Shtator 2019•Përditësim: 10 Shtator 2019
Fitorja e Greqisë ishte e pamjaftueshme pasi nuk arritën të bëjnë dallimin prej 12 pikëve që grekëve u nevojitej për të arritur në çerekfinalen e Kampionatit Botëror të Basketbollit FIBA 2019, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Basketbollistët e Çekisë ia arritën, kjo është njëra nga humbjet më të mira në historinë e basketbollit të këtij vendi pasi ata arritën që të jenë para Greqisë", thuhet në faqen zyrtare të internetit të FIBA-s pas ndeshjes.
Fitorja 84-77 kundër Çekisë nuk ishte e mjaftueshme për Greqinë, pasi atyre u nevojiten fitore me 12 pikë dallim për t'i parakaluar basketbollistët e Çekisë për të arritur në çerekfinale.
Basketbollisti më i mirë i Çekisë ishte Jaromir Bohacik me 25 pikë të shënuara, përderisa basketbollisti grek Nick Calathes shënoi 24 pikë, ndërsa ylli i NBA-së Giannis Antetokounmpo përfundoi ndeshjen me 12 pikë.
Basketbollistëve çekë tani u nevojitet një fitore e mundshme e SHBA-ve kundër Brazilit që të arrijnë në çerekfinale.