Berad Büyük
08 Janar 2020•Përditësim: 09 Janar 2020
Tenistët Roger Federer, Rafael Nadal dhe Serena Williams do të zhvillojnë ndeshje bamirësie në mbështetje të fondit të krijuar për të ndihmuar viktimat e zjarreve në Australi që kanë vazhduar për një kohë të gjatë dhe nuk po mund të merren nën kontroll, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas mediave australiane, Federer, Williams dhe Nadal, si dhe Nick Kyrgios, Stefanos Tsitsipas, Naomi Osaka dhe Caroline Wozniacki, do të marrin pjesë në ngjarjen e bamirësisë më 15 janar.
Ngjarja do të zhvillohet në Melburn, ku më 20 janar do të fillojë turneu Australian Open.
Ndryshe, zona të ndryshme të Australisë janë përfshirë nga zjarret, të cilat tashmë disa muaj nuk po mund të merren nën kontroll. 25 persona kanë humbur jetën si pasojë e fatkeqësisë, kurse dhjetëra të tjerë janë raportuar të zhdukur.