Fatih Erel
14 Dhjetor 2018•Përditësim: 15 Dhjetor 2018
STAMBOLL (AA) - Ersun Yanal është emëruar trajner i ri i klubit futbollistik turk Fenerbahçe, raporton Anadolu Agency (AA).
Klubi ka nënshkruar kontratë me trajnerin Yanal duke siguruar shërbimet e tij për një vit e gjysmë, njoftoi sot Fenerbahçe.
Më parë, Yanal ka shërbyer si trajner i ekipit të Fenerbahçes në sezonin 2013-14, gjatë të cilit fituan titullin e kampionit.
Angazhimi i tij është bërë pasi paraprakisht më 28 tetor, nga shkaku i rezultateve të dobëta Fenerbahçe shkarkoi tashmë ish trajnerin holandez Phillip Cocu, që kulmoi me humbjen nga Ankaragucu me shifrat 3:1.
Cocu ishte trajneri i 72-të i Fenerbahçes, i 38-ti i huaj, ndërsa deri në angazhimnin e trajnerit të përhershëm, ekipi u drejtua nga ndihmësi i tij Erwin Koeman.