Emre Aşıkçı
04 Maj 2020•Përditësim: 05 Maj 2020
Klubi futbollistik i Superligës turke, Fenerbahçe sot ka rifilluar stërvitjet duke iu përmbajtur rregullave të distancës sociale, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas FBTV, stërvitja filloi në grupe prej katër personash në objektet e Fenerbahçe Can Bartu në Stamboll.
Aktivitetet sportive në të gjithë vendin u pezulluan më 19 mars për të frenuar përhapjen e koronavirusit të ri (COVID-19).
Sipas ministrit të Shëndetësisë, Fahrettin Koca, në Turqi numri i vdekjeve nga virusi është rritur në 3.397 me 126.045 raste.