Selçuk Buğra Gökalp
27 dhjetor 2023•Përditësim: 29 dhjetor 2023
Klubi gjerman i Bundesligës RB Leipzig njoftoi sot transferimin e futbollistit të kombëtares së Maqedonisë së Veriut, Elif Elmas, nga skuadra italiane Napoli, transmeton Anadolu.
Mesfushori Elmas do të qëndrojë në RB Leipzig deri në qershor të vitit 2028, thuhet në një njoftim të klubit.
24-vjeçari do të veshë fanellën me numrin 6.
Elmas, i cili luajti për klubin turk Fenerbahçe midis viteve 2017 dhe 2019, ndihmoi Napolin të fitonte titullin e Serisë A italiane në sezonin 2022-23.