Süha Gür
22 Qershor 2023•Përditësim: 22 Qershor 2023
Klubi i ligës së parë turke, Fenerbahçe, ka konfirmuar se kapiteni i skuadrës së futbollit të Bosnje e Hercegovinës (BeH), Edin Dzeko, do të arrijë në Istanbul për të zhvilluar bisedime rreth transferimit, transmeton Anadolu.
Klubi i Istanbul-it "verdh e kaltër" njoftoi se "golashënuesi i famshëm botëror Edin Dzeko do të udhëtojë në Istanbul për përmbylljen e bisedimeve rreth transferimit dhe kryerjes të kontrolleve mjekësore".
Sulmuesi boshnjak prej disa kohësh është i lidhur me klubin nga Istanbuli, ndërsa kohë më parë dihej se futbollisti 37-vjeçar do të largohet nga klubi italian Inter, me të cilin sezonin e kaluar luajti në finalen e Ligës së Kampionëve të UEFA-s.
Dzeko karrierën e tij e filloi në klubin e Sarajevës, Zheljezniçar, më pas u transferua në Usti nad Labem, Teplice, Wolfsburg, Manchester City, Roma dhe dy sezonet e fundit në Inter.
Ai luajti 129 ndeshje me fanellën e kombëtares së BeH-së dhe shënoi 64 gola, duke e bërë atë një rekordmen.