Fatih Erel
31 Janar 2020•Përditësim: 02 Shkurt 2020
Tenisti austriak, Dominic Thiem ka mundur sot tenistin gjerman, Aleksander Zverev me rezultatin 3-1 duke u plasuar kështu në finalen për meshkuj të "Australian Open" 2020, raporton Anadolu Agency (AA).
Thiem, i pestë në ATP listë, fitoi kundër Zverev në sete (3-6, 6-4, 7-6, 7-6) në gjysmëfinalen në Melbourne's Rod Laver Arena.
Të enjten, Novak Djokoviç eliminoi Roger Federerin 3-0 për të fituar vendin e tij në finalen për meshkuj në "Australian Open" 2020.
Serbi 32 vjeçar do të përballet me Thiem të dielën.
Kampioni i "Australian Open" 2019 Djokoviç synon të fitojë titullin e radhës në Melbourne.