Muhammed Enes Çallı
01 Korrik 2019•Përditësim: 02 Korrik 2019
Klubi futbollistik Inter Milano konfirmoi firmosjen e kontratës me futbollistin uruguajan Diego Godin me transferim të lirë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Gjigandi italian i uroi mirëseardhje ish-mbrojtësit të Atletico Madridit me një video në Twitter.
Kontrata e firmosur do të zgjasë deri më 30 qershor të vitit 2020.
Mbrojtësi 33-vjeçar njoftoi largimin e tij nga klubi spanjoll në muajin maj.
Godin realizoi 389 paraqitje dhe shënoi 27 gola brenda nëntë viteve me Atletico Madridin.
Në ndeshjen e fundit të sezonit 2013-2014 në ligën e parë spanjolle, La Liga, goli i Godinit i siguroi Atleticos titullin e ligës kundër Barcelonës, duke sjellë trofeun tek ekipi i Madridit për herë të parë që nga viti 1996.
Godin shënoi tetë gola në 131 ndeshje ndërkombëtare me përfaqësuesen e Uruguajit.
Ai gjithashtu ngriti trofeun e turneut Copa America në vitin 2011.