Berad Büyük
01 Korrik 2019•Përditësim: 02 Korrik 2019
Menaxhmenti i klubit të Premier ligës angleze, Chelsea ka anuluar bashkëpunimin me 5 lojtarë, të cilët si lojtarë të lirë do të kërkojnë angazhim në klube të reja ku do të vazhdojnë karrierën e tyre, transmeton Anadolu Agency (AA).
"Pas skadimit të kontratës Gonzalo Higuain, Gary Cahill, Rob Green, Eduardo dhe Kyle Scott u larguan nga Chelsea", thuhet në deklaratën e "të kaltërve" të Londrës.
Drejtuesit e ekipit të Stamford Bridge nuk ofruan kontrata të reja për Cahil, Scott dhe Eduardo ndërsa Green më parë kishte paralajmëruar se këtë verë ai do të përfundojë karrierën e tij.
Futbollisti argjentinas Higuain erdhi në Chelsea vitin e kaluar si huazim nga Juventusi, por klubi i Londrës nuk dëshiron të shfrytëzojë të drejtën për blerjen e kontratës së tij për 36 milionë euro dhe as nuk i ofrojë atij vazhdimin e huazimit për 18 milionë euro.