Bedrudin Brljavac
08 tetor 2015•Përditësim: 08 tetor 2015
MADRID (AA) – Trajneri i përfaqësueses së Spanjës në futboll, Vicente del Bosque, ka paralajmëruar mundësinë për të qëndruar në këtë funksion edhe pas Kampionatit evropian 2016 në Francë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Siç theksojnë mediat spanjolle, Del Bosque vuri në dukje se mund të mbetet në klub nëse Spanja kualifikohet në EURO 2016.
“Mendoj se për çështjet që kanë të bëjnë me futboll duhet menduar në mënyrë fleksibile“, ka thënë trajneri spanjoll duke iu përgjigjur pyetjes për të ardhmen e tij.
Spanja do të sigurojë kualifikimin në Kampionatin evropian nëse të premten në grupin “C“ të fitojë kundër Luksemburgut.
Ai mori postin e trajnerit të Spanjës nga Luis Aragonas në vitin 2008, kur Spanja fitoi titullin e kampionit të Evropës në Austri dhe Zvicër.