Bakir Tiro
03 Dhjetor 2015•Përditësim: 03 Dhjetor 2015
CYRIH (AA) – Dy zyrtarë të lartë të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA) janë arrestuar nën akuzën se kanë marrë ryshfet në një hotel luksoz në Cyrih, raporton Anadolu Agency (AA).
Ata janë arrestuar me urdhër të Prokurorisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), ndërsa identiteti i dy krerëve të FIFA-s të privuar nga liria ende zyrtarisht nuk është njoftuar.
“FIFA është në dijeni për aksionin me urdhër të Prokurorisë së SHBA-ve. FIFA do të vazhdojë të bashkëpunojë me hetuesit amerikanë aq sa ligjet zvicerane e lejojnë atë, si dhe hetimi të cilin e zhvillon Prokuroria në Zvicër”, shkruan në kumtesën e FIFA-s.
Në maj të këtij viti në aksionin hetimor të policisë zvicerane, me urdhër të Prokurorisë së SHBA-ve, janë arrestuar shtatë zyrtarë të FIFA-s.