Mutlu Demirtaştan
17 Mars 2023•Përditësim: 21 Mars 2023
Patrick Vieira është shkarkuar nga posti i trajnerit të klubit anglez Crystal Palace, transmeton Anadolu.
Skuadra e Premier Ligës Angleze, Crystal Palace ka bërë të ditur se ka ndërprerë bashkëpunimin me ekspertin francez të futbollit.
Vieira është në krye të skuadrës angleze që nga korriku i vitit 2021.
Crystal Palace, i cili nuk ka shënuar asnjë fitore në 12 ndeshjet e fundit, është në vendin e 12-të në Premier Ligë me 27 pikë.
Vieira deri më tani gjatë karrierës së tij ka drejtuar klubet si New York City, Nice dhe Crystal Palace.