Bakir Tiro
16 Janar 2017•Përditësim: 17 Janar 2017
MADRID (AA) - Në disfatën e mbrëmshme të Real Madridit si mysafir i Sevilla-s (1:2) në xhiron e 18-të të Primera ligës Cristiano Ronaldo barazoi një nga rekordet e kampionatit spanjoll, raporton Anadolu Agency (AA).
Portugezi me goditjen nga penalltia në minutën e 67-të në ndaj Sevillas (1:2) solli në epërsi ekipin e tij. Ky ishte goli i 56-të nga 11-metërshi në Primera.
Në atë mënyrë u barazua në vendin e parë të listës së përhershme të golashënuesve nga "pika e bardhë" në ligën Primera me futbollistin meksikan Hugo Sanchez, ish sulmuesi i Realit i cili nga viti 1985 deri në 1992 ka shënuar gjithsej 164 gola në 207 ndeshje për Realin ndërsa në periudhën prej vitit 1981 deri në 1985 ka shënuar 111 gola në 54 ndeshje për Atletico Madridin.