Emre Aşıkçı
20 Korrik 2020•Përditësim: 20 Korrik 2020
Chelsea dje ka mundur Manchester United me rezultat 3:1 për të arritur në finalen e Kupës FA, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sulmuesi francez Olivier Giroud i dha epërsinë klubit Chelsea në pjesën e parë, ndërsa mesfushori anglez Mason Mount dyfishoi epërsinë e "të kaltërtve" në pjesën e dytë.
Mbrojtësi i Manchester United, Harry Maguire, shënoi një autogol, duke thelluar epërsinë në 3:0.
Mesfushori portugez Bruno Fernandes shënoi golin e vetëm të Manchester United në minutën e 85 dhe ndeshja përfundoi 3:1.
Chelsea do të përballet me Arsenalin në finalen e Kupës FA në Stadiumin Wembley më 1 gusht.