Bekim Laci
13 Maj 2016•Përditësim: 14 Maj 2016
SHKUP (AA) – Skuadra londineze Chelsea, i ka ofruar kapitenit të saj, John Terry kontratë të re njëvjeçare, pasi kontrata e tij skadon këtë verë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në njoftimin zyrtar të klubit thuhet se "drejtuesja e klubit Marina Granovskaia dhe presidenti i klubit Bruce Buck janë takuar me agjentin e Terryt të cilit i kanë ofruar vazhdimin e kontratës për një periudhë njevjeçare”.
“Duke marrë parasysh se oferta është bërë në fund të sezonit kemi të bëjmë me një vendim të rëndësishëm për Johnin dhe familjen e tij, të cilët për momentin janë duke e shqyrtuar”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit.
Terry ka debutuar për Chelsea në vitin 1998 dhe që nga atëherë ka regjistruar 703 paraqitje duke shënuar 66 gola.