Sport

Carlos Vela thyen rekordin e golave në MLS

Sulmuesi meksikan Carlos Vela përfundon sezonin e rregullt duke thyer rekord me më së shumti gola të shënuar në MLS

Muhammed Enes Çallı   | 07.10.2019
Carlos Vela thyen rekordin e golave në MLS

Ankara

Sulmuesi i Los Angelos FC, meksikani Carlos Vela ka thyer rekord në Ligën e parë të futbollit amerikan (Major League Soccer -MLS), për më së shumti gola të shënuar në vetëm një sezon, raporton Anadolu Agency (AA).

Lojtari 30-vjeçar shënoi një hat-trick për Los Angelos FC, duke mposhtur Colorado Rapids me 3:1 në Stadiumin Banc të Kalifornisë të shtunën, dhe duke çuar në 34 numrin e golave të shënuar dhe duke thyer rekordin. 

Rekordi për më së shumti gola të shënuar sezonin e kaluar i takoi venezuelasit Josef Martinez, lojtarit të Atlanta United i cili shënoi 31 gola sezonin e kaluar.

Duke shënuar 34 gola në 31 ndeshje, performaca e jashtëzakonshme e Vela-s pati një rol të rëndësishëm në suksesin e skuadrës së tij gjatë sezonit të rregullt.

Los Angelos FC qëndron në krye të tabelës të Konferencës Perëndimore në fund të sezonit, me 16 pikë para Seattle Sounders.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın