Selçuk Buğra Gökalp
29 Dhjetor 2023•Përditësim: 30 Dhjetor 2023
Real Madrid njoftoi se trajneri Carlo Ancelotti rinovoi kontratën me klubin spanjoll, transmeton Anadolu.
Sipas deklaratës, trajneri 64-vjeçar italian do të qëndrojë me Los Merengues deri më 30 qershor 2026.
'Don Carlo' fitoi dy tituj të Ligës së Kampionëve të UEFA-s, dy Kupa të Botës për Klube të FIFA-s, dy Superkupa të UEFA-s dhe një titull të La Ligës spanjolle me Real Madridin.
Carlo Ancelotti është i vetmi trajner që ka fituar trofe të Ligës së Kampionëve të UEFA-s me katër klube të ndryshme, trajneri me më shumë fitore në historinë e këtij kompeticioni (118), si dhe është trajneri i parë që ka fituar titujt në pesë ligat kryesore evropiane: Itali, Angli, Francë, Gjermani dhe Spanjë.