Mutlu Demirtaştan
02 gusht 2022•Përditësim: 03 gusht 2022
Është hedhur shorti për raundin "play-off" të sezonit 2022-2023 në UEFA Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Në ceremoninë e hedhjes së shortit që u mbajt në qytetin Nyon të Zvicrës u caktuan ndeshjet e raundit "play-off".
Ndeshjet e para të raundit "play-off" do të zhvillohen më 16-17 gusht ndërsa ndeshjet kthyese më 23-24 gusht.
Ekipet që do të kalojnë këtë raund do të jenë pjesë e grupeve të UEFA Ligës së Kampionëve ndërsa ato që do të humbin do të vazhdojnë rrugëtimin e tyre nga grupet e UEFA Ligës së Evropës.
Ndeshjet janë si në vijim:
- Vazoja e kampionëve
Qarabag (Azerbajxhan) / Ferencvaros (Hungari) - Sheriff (Moldavi) / Viktoria Plzen (Çeki)
Bodo Glimt (Norvegji) / Zalgiris (Lituani) - Ludogorets (Bullgari) / Dinamo Zagreb (Kroaci)
Maccabi Haifa (Izrael) / Apollon (Administrata e Qipros Greke) - Crvena Zvezda (Serbi) / Pyunik (Armeni)
Kopenhagë (Danimarkë) - Trabzonspor (Türkiye)
- Vazoja e ligës
Dinamo Kiev (Ukrainë) / Sturm Graz (Austri) - Benfica (Portugali) / Midtjylland (Danimarkë)
Union Saint-Gilloise (Belgjikë) / Rangers (Skoci) - Monaco (Francë) / PSV (Holandë)