Bakir Tiro
07 Dhjetor 2016•Përditësim: 08 Dhjetor 2016
LONDËR (AA) – Trajneri i Arsenal-it Arsene Wenger ka falënderuar futbollistët e ekipit Ludogorets të cilët mbrëmë me barazimin e befasishëm në Paris ndaj PSG-së me 2:2 mundësuan që ekipi i tij të fitojë vendin e parë në grupin “A” në kuadër të Ligës së Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).
Ekipi nga Londra shënoi fitore mbrëmë si mysafir ndaj Baselit të Zvicrës me rezultatin 4:1 dhe në këtë mënyrë gjatë shortit të të tetave të finales në Ligën e Kampionëve të hënën do të jetë mes bartësve, gjegjësisht në “pozitë të privilegjuar”.
“Faleminderit Ludogorets për rezultatin e madh i cili neve na ndihmoi që të jemi të parët në grup. Kundër Baselit luajtëm me vetëbesim të plotë, vrapim dhe ishim bindës. Kjo ishte ajo që dëshironim”, tha Wenger.