Dejan Maksimoviç
20 Shkurt 2016•Përditësim: 21 Shkurt 2016
LONDËR (AA) – Presidenti në largim i Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), Sepp Blatter, në një prononcim për britaniken "The Times“ ka pohuar se përzgjedhja e Katarit për organizator të botërorit 2022 nuk është e paravendosur apo blerë.
“Nuk mund të blihet kampionati botëror” ka arsyetuar Blater, transmeton Anadolu Agency (AA).
Pas pezullimit tetëvjeçar për kryerjen e çfarëdo detyre në futboll, Blatter u shpreh i bindur se do të dëshmojë pafajësinë e tij. "Jam i sigurt se ka drejtësi në këtë botë dhe se do të dëshmoj se nuk kam bërë asnjë krim” thotë Blatter.
Këshilli i Etikës në FIFA pezulloi Blatterin nën dyshimin për korrupsion, më konkretisht se "Blatter i ka paguar Platinisë dy milionë franga zvicerane për shërbime këshillëdhënëse”.