Satuk Buğra Kutlugün
31 Dhjetor 2016•Përditësim: 01 Janar 2017
STAMBOLL (AA) – Gara më e madhe evropiane në basketboll, “Turkish Airlines Euroleague”, ka përfunduar xhiron e saj të 15-të me ndeshjet të cilat u luajtën të premten vonë, raporton Anadolu Agency (AA).
Brose Bamberg nga Gjermania mposhti Galatasaray Odeabankun me rezultatin 90-75, në një ndeshje të luajtur në Stamboll.
Ekipi gjerman përfundoi pjesën e parë me një lojë të mrekullueshme, ndërkohë që në ndeshjen e mbrëmshme theu rekordin e klubit për treshe të shënuara, gjithsej 14-të.
Shënuesi më i mirë i tresheve në ekipin e Bambergut ishte Janis Strelnieks, i cili qëlloi 5 nga 7 tentimet e tij.
Në Spanjë, Barcelona Lassa mposhti ekipin Darussafaka Dogus me një rezultat 81-77.
Ante Tomiç shënoi 16 pikë ndërsa Tyrese Rice shtoi edhe 13 të tjera për një fitore të shënuar, ndërkohë që të gjithë lojtarët e Barcelonës të cilët u shfaqën në lojë regjistruan nga një kërcim.
Pas 15 xhirove të komletuara, tabelën e klasifikimit e kryeson CSKA Moskë me 12 fitore dhe 3 humbje.
Ndeshjet e radhës luhen më 5 janar.
Rezultatet e xhiros së 15-të
Anadolu Efes - Real Madrid: 78-80
Crvena Zvezda - CSKA Moskë: 78-67
Olympiacos - Fenerbahce: 71-62
EA7 Emporio Armani Milan - Zalgiris: 70-78
Baskonia Vitoria Gasteiz - Maccabi FOX Tel Aviv: 101-88
UNICS Kazan - Panathinaikos Superfoods: 83-81
Galatasaray Odeabank - Brose Bamberg: 75-90
Barcelona Lassa - Darussafaka Dogus: 81-77
Tabela e klasifikimit
| F | H | Pikë+ | Pkikë- | +/- |
|---|
| 1. CSKA Moskë | 12 | 3 | 1326 | 1211 | 115 |
| 2. Real Madrid | 10 | 5 | 1304 | 1204 | 100 |
| 3. Olympiacos Piraeus | 10 | 5 | 1179 | 1113 | 66 |
| 4. Baskonia Vitoria Gasteiz | 10 | 5 | 1204 | 1157 | 47 |
| 5. Panathinaikos Superfoods Athinë | 9 | 6 | 1158 | 1105 | 53 |
| 6. Fenerbahce Stamboll | 9 | 6 | 1130 | 1144 | -14 |
| 7. Darussafaka Dogus Stamboll | 8 | 7 | 1171 | 1173 | -2 |
| 8. Crvena Zvezda mts Beograd | 7 | 8 | 1115 | 1117 | -2 |
| 9. Anadolu Efes Stamboll | 7 | 8 | 1243 | 1264 | -21 |
| 10. FC Barcelona Lassa | 7 | 8 | 1082 | 1118 | -36 |
| 11. Brose Bamberg | 6 | 9 | 1205 | 1205 | 0 |
| 12. Zalgiris Kaunas | 6 | 9 | 1217 | 1235 | -18 |
| 13. Unics Kazan | 6 | 9 | 1203 | 1232 | -29 |
| 14. Maccabi FOX Tel Aviv | 5 | 10 | 1194 | 1244 | -50 |
| 15. EA7 Emporio Armani Milan | 4 | 11 | 1215 | 1305 | -90 |
| 16. Galatasaray Odeabank Istanbul | 4 | 11 | 1168 | 1287 | -119 |