Serhat Bağbars
31 Gusht 2017•Përditësim: 01 Shtator 2017
STAMBOLL (AA) – Në ditën e parë të Kampionatit Evropian të Basketbollit 2017, në grupin B Gjermani shënoi fitore ndaj Ukrainës me rezultat 75-63, raporton Anadolu Agency (AA).
Qyteti Tel Aviv i Izraelit ishte nikoqir i ndeshjes së grupit B të basketbollit mes Gjermanisë dhe Ukrainës. Pjesa e parë përfundoi me epërsinë e Gjermanisë me rezultat 39-33.
Në pjesën e tretë Gjermania rriti epërsinë, ku në çerekun e fundit hyri me rezultat 58-47.
Përpjekjet e Ukrainës nuk mjaftuan dhe Gjermania u nda nga salla me fitore me rezultat 75-63.
Shënuesi më i mirë i ndeshjes u bë Dennis Schröder nga Gjermania me 32 pikë, kurse për Ukrainën Oleksandr Mishula me 12 pikë të shënuara.