Yunus Kaymaz
19 Korrik 2023•Përditësim: 20 Korrik 2023
Barcelona, një nga skuadrat e Ligës së parë të futbollit në Spanjë (La Liga), nënshkroi kontratë me mesfushorin Oriol Romeu, transmeton Anadolu.
Në deklaratën e klubit thuhet se me futbollistin 31-vjeçar me fanellën e Gironas është nënshkruar kontratë trevjeçare.
Ndërsa mesfushori 20-vjeçar i Barcelonës, Pablo Torre, sezonin e ardhshëm do të luajë në formë huazimi për Gironën.
Romeu luajti në 33 ndeshje në La Liga sezonin e kaluar dhe shënoi 2 gola.
Barcelona transferoi Ilkay Gundoganin nga Manchester City dhe Inigo Martinezin nga Athletic Bilbao.