Muhammed Enes Çallı
17 Dhjetor 2020•Përditësim: 20 Dhjetor 2020
Ekipi spanjoll Barcelona të mërkurën vonë u rikthye nga një gol disavantazhi për të mposhtur Real Sociedadin me rezultat 2-1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipi mysafir kaloi në epërsi në minutën e 27-të kur Willian Jose shënoi golin e parë në Camp Nou.
Barcelona u kundërpërgjigj shpejtë në pjesën e parë me Jordi Alba dhe Frenkie de Jong për të përfunduar rikthimin.
Pasi shënoi fitoren e dytë radhazi në kampionat, Barcelona tani ka 20 pikë dhe zë vendin e pestë.
Real Sociedadi është në vendin e dytë me 26 pikë pasi pësoi humbjen e dytë në kampionat.