Mutlu Demirtaştan
04 Dhjetor 2018•Përditësim: 05 Dhjetor 2018
MADRID (AA) – Klubi spanjoll i futbollit Athletico Bilbao shkarkoi shefin e stafit teknik Eduardo Berizzo, raporton Anadolu Agency (AA).
Stafi menxhues i klubit bask njoftoi se sot ka shkëputur kontratën me trajnerin Berizzo dhe se me skuadrën në ndeshjet e radhës do të drejtojë trajneri i deritashëm i ekipit B Garizko Garitano.
Eksperti argjentinas Berizzo erdhi në Bilbao në fillim të sezonit, kurse në 14 ndeshje arriti të realizojë vetëm një fitore.
Bilbao me 11 pikë ndodhet në zonën e rrëzimit, apo në pozitën e 18-të të La Ligës.