Sport

Arrestohet ish-futbollisti brazilian Robinho

Në Santos të Brazilit është arrestuar ish-futbollisti brazilian, Robson De Souza, i njohur gjerësisht si Robinho, i cili u dënua me nëntë vjet burg për përfshirjen e tij në një përdhunim në grup të një gruaje në Itali

Abdulkadir Karakaya  | 22.03.2024 - Përdıtësım : 29.03.2024
Arrestohet ish-futbollisti brazilian Robinho

Istanbul

Në Santos të Brazilit është arrestuar ish-futbollisti brazilian, Robson De Souza, i njohur gjerësisht si Robinho, i cili u dënua me nëntë vjet burg për përfshirjen e tij në një përdhunim në grup të një gruaje në Itali, transmeton Anadolu.

Sipas raportimeve të mediave braziliane, gjykata e lartë e vendit mohoi kërkesën e Robinho-s për pezullimin e arrestimit të tij, duke vendosur që urdhri i ndalimit mund të mbahet.

Pas vendimit, policia federale arrestoi 40-vjeçarin në shtëpinë e tij në qytetin brazilian Santos.

Ai ishte një nga gjashtë burrat që u shpallën fajtorë për sulmin ndaj një gruaje në një klub nate në Itali në vitin 2013 derisa luante për AC Milan.

Robinho ishte pjesë e top klubeve të futbollit gjatë karrierës së tij, duke përfshirë klubet Real Madrid dhe Manchester City.

Braziliani 40-vjeçar ka luajtur edhe në 100 ndeshje për kombëtaren braziliane, duke shënuar gjithsej 28 gola.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.