Mehmet Kemal Firik
27 Tetor 2015•Përditësim: 27 Tetor 2015
NAIROBI (AA) - Në maratonën ndërkombëtare të Nairobi-t e cila u mbajt të dielën e kaluar në Keni, u arrestua një atlet nën akuzën për mashtrim dhe falsifikim i cili i dyti e mbaroi garën, raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacioneve të marra nga ana e zyrtarëve të Ministrisë së Brendshme të Kenisë, sportisti 28 vjeçar Julius Njogu në maratonën ndërkombëtare ishte ndaluar në afërsi të vijës së finishit ku u fsheh mes shikuesve të garës dhe e fitoi çmimin prej 7 mijë dollarësh duke qenë i dytë.
Sipas deklaratave të dëshmitarëve, sjelljet e dyshimta të Julius Njogu-t në vijën e finishit dhe analizës së video- inçizimeve të garës është zbuluar se sportisti përmes mashtrimit ka dalë i dyti.
Me këtë rast është bërë e ditur se sportisti i cili u arrestua nga ana e policisë së Nairobi-t e ka pranuar akuzën.
Njogu do të nxirret në gjyq dhe nëse akuzohet nga gjykatësi, do ti merret çmimi ndërsa për shkak të mashtrimit dhe falsifikimit do të dënohet me burg.
Kenia njihet si një ndër shtetet më të suksesshme në botë në fushën e atletikës. Maratonët të cilët organizohen në Kenia ndiqen me interes të madh në mbarë botën.