Said İbicioğlu
10 Nëntor 2015•Përditësim: 10 Nëntor 2015
KAJRO (AA) - Periudha e mbajtjes nën arrest për biznesmenin dhe pronarin e një medie egjiptiane Salah Diyab, është zgjatur për 15 ditë me arsyetim për "armëmbajtje pa leje", raporton Anadolu Agency (AA).
Sipas burimeve gjyqësore, Gjykata Speciale Penale ka vendosur që periudha e mbajtjes nën arrest për biznesmenin i cili është themeluesi i gazetës Mısr el-Yevm, Salah Diyab të zgjatet për 15 ditë me arsyetim për "armëmbajtje pa leje".
Diyab, i cili ngarkohet me veprën "armëmbajtje pa leje, debitim i tokës dhe neglizhencë" në të njejtën kohë akuzohet edhe për "armëmbajtje pa leje automatike" së bashku me të birin e tij.
Për Diyab-in është vendosur masa për pasurinë e tij, dhe para dy ditësh ai është futur në paraburgim së bashku me të birin e tij nga shtëpia e tyre në qytetin Giza.
Prokurori i përgjithshëm Nebi Ahmed Sadik, në kuadër të hetimeve të nisura në vitin 2011 me akuza "dëmtimi i pronës publike", të premten kishte vendosur që të vendosen masa për pasurinë e Salah-it.
Diyab, i cili është themeluesi i gazetës El-Mısri el-Yevm, gjithashtu ka bërë investime të mëdha në sektorin e naftës dhe bujqësisë.