Ercan Doğan
25 nëntor 2019•Përditësim: 26 nëntor 2019
Ndeshjen mes Beşiktaş dhe Slovan Bratislav që do të luhet më 28 nëntor të enjten, në kuadër të UEFA Ligës së Evropës, do ta drejtojë arbitri shqiptar Enea Jorgji, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas informacionit në ueb faqen e UEFA-s, ndihmësit e Jorgjit do të jenë Ridiger Çokaj dhe Rejdi Avdo.
Ndeshja e pestë në grupin K do të luhet në ora 18.55 në stadiumin Vodafone Park.