Elif Nur Çolak
15 Gusht 2017•Përditësim: 15 Gusht 2017
STAMBOLL (AA) - Arbitri i ndeshjes mes Vardar-it të Shkupit dhe Fenerbahçe-s në kuadër të raundit "play-off" të UEFA Ligës së Evropës që do të zhvillohet në Shkup më 17 gusht të enjten, është Luca Banti nga Federata e Futbollit të Italisë, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në deklaratën e publikuar nga UEFA, konfirmohet se arbitri i ndeshjes që do të luhet në Shkup në stadiumin “Filipi i II” në orën 20.00, është Banti.
Ndihmësit e Banti do të jenë Matteo Passeri, Fabionao Preti, arbitri i katërt Marco Guida po ashtu nga Italia.