Hüseyin Burak Demirer
15 nëntor 2020•Përditësim: 16 nëntor 2020
Ndeshja e javës së pestë e vlefshme për Grupin 1 në Ligën B të Kombeve të UEFA-s mes kombëtareve të Rumanisë dhe Norvegjisë është anuluar për shkak të pamundësisë së Norvegjisë për të udhëtuar pasi ekipi është izoluar meqë një prej futbollistëve ka rezultuar pozitiv ndaj COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).
Ekipi kombëtar i Norvegjisë nuk ka mundur të udhëtojë drejt Rumanisë për shkak se Ministria e Shëndetësisë nuk i ka lejuar në kuadër të protokolleve të COVID-19 në vend.
Pas kësaj UEFA njoftoi anulimin e ndeshjes e cila ishte planifikuar të luhej sot në orën 20:45.
Ndeshja e cila do të luhej në stadiumin kombëtar të Bukureshtit në kryeqytetin e Rumanisë, do të drejtohej nga arbitri turk, Ali Palabıyık.