Doğa Kırmızıoğlu
01 shtator 2021•Përditësim: 02 shtator 2021
Futbollisti i ri i talentuar i Barcelonës, Ansu Fati, do të vesh fanellën me numrin 10 të cilën sezonet e kaluara e mbante ylli argjentinas Lionel Messi, raporton Anadolu Agency (AA).
Messi para do kohe u transferua në PSG, ndërsa udhëheqësia e klubit nga "Nou Camp" njoftoi sot se 18-vjeçari Fati do të jetë "dhjetësha" e re e Barcelonës.
Fati është produkt i shkollës së futbollit të Barcelonës dhe bëri paraqitjen e tij të parë në ekipin e parë në vitin 2019.
Futbollisti i ri spanjoll është me origjinë nga Guinea Bissau zhvilloi 43 ndeshje për Barcelonën në ekipin e parë dhe shënoi 13 gola. Ai është futbollisti më i ri që ka shënuar gol në El Clasico, derbin spanjoll mes Barcelonës dhe Real Madridit.