Ekip
16 Dhjetor 2015•Përditësim: 16 Dhjetor 2015
BERLIN (AA) – Prodhuesi i pajisjes sportive kompania Adidas mund të rishqyrtojë sponsorimin e saj të Kampionateve Botërore të Futbollit nëse nuk ndodhin ndryshime në Komitetin ekzekutiv të Federatës Botërore të Futbollit (FIFA), e cila është goditur me skandalin e korrupsionit, raporton Anadolu Agency (AA).
"Nëse FIFA me sukses zbaton reformat, ndërsa shikuar nga perspektiva ime janë në rrugë të mbarë ta bëjnë atë, atëherë do të vazhdojmë bashkëpunimin. Megjithatë, nëse FIFA dështon atëherë do të rishqyrtojmë cilat janë zgjidhjet alternative për ne", tha drejtori ekzekutiv i Adidas-it, Herbert Heiner për mediat gjermane.