Kemal Zorlak
18 Mars 2016•Përditësim: 19 Mars 2016
SARAJEVË (AA) – Në Nyon sot është hedhur shorti për ndeshjet e çerekfinales së Ligës së Kampionëve në futboll për sezonin 2015/2016, raporton Anadolu Agency (AA).
Në çerekfinale do të takohen:
Wolfsburg - Real Madrid
Bayern Minhen - Benfica
Barcelona - Atletico Madrid
Manchester City - Paris Saint-Germain
Ndeshjet e para të çerekfinales së Ligës së Kampionëve në kalendarë janë më 5 dhe 6 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit do të zhvillohen më 12 dhe 13 prill.
Ndeshja finale e Ligës së Kampionëve është caktuar më 28 maj në stadiumin "San Siro" në Milano. Kujtojmë se titullin e kampionit e mbron Barcelona e cila deri tani pesë herë ka fituar këtë turne