Shëndetësi

Spanja lëshon alarm ndërkombëtar mbi shpërthimin e listerisë

Sëmundja u shfaq më 15 gusht në rajonin e Andaluzisë ndërsa deri më tani bakteret e listerisë janë vërejtur tek 150 persona, ku si pasojë një ka vdekur

Zehra Ulucak  | 22.08.2019 - Përdıtësım : 23.08.2019
Spanja lëshon alarm ndërkombëtar mbi shpërthimin e listerisë

Madrid

Spanja ka bërë paralajmërime shëndetësore ndërkombëtare për shkak të shpërthimit të listerisë, e cila ka prekur 150 persona dhe ka shkaktuar vdekjen e një personi, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ministria e Shëndetësisë tha se paralajmërimet shëndetësore për epideminë e listerisë i janë përcjellë Bashkimit Evropian (BE) dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) kundër mundësisë që disa turistë mund të jEnë prekur nga bakteret dhe se rastet mund të vërehen edhe në vende të tjera.

Sëmundja u shfaq më 15 gusht në rajonin e Andaluzisë ndërsa deri më tani bakteret e listerisë janë vërejtur tek 150 persona, ku si pasojë një ka vdekur.

Ndërkohë bëhet e ditur se është mbyllur një fabrikë e përpunimit të mishit të derrit për të cilin mendohet se është shkaktar i përhapjes së baktereve dhe se po kontrollohen të gjitha produktet e saj.

Bakteri i listerisë i cili mendohet se është efektiv kryesisht ndaj fëmijëve, grave shtatzëna dhe tek të moshuarit, transmetohet tek njerëzit përmes ushqimeve pasi ato gjendet më së shumti në tokë, ujë dhe tek kafshët.

Sëmundja e cila shfaqet me simptoma të tilla si ethe të larta, dhimbje koke, dhimbje barku, vjellje dhe diarre, është fatale për foshnjat, të moshuarit dhe njerëzit me sistem të dobët imunitar.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın