Aldıjana Hadzıc
24 Maj 2016•Përditësim: 24 Maj 2016
PEKIN (AA) – Restaurantet në Kinë ku kamarierët janë robotë është një dukuri e shpeshtë. Robotët në restaurante, në qytetin Kunshan, në lindje të Kinës, për çdo ditë tërheqin gjithnjë e më shumë vëmendje, raporton Anadolu Agency (AA).
Të gjithë ata që vijnë në restaurant për të shijuar ushqimin kulmor, kanë rastin që të shërbehen prej një nga dhjetë robotët. Robotët me lartësi prej 1.2 metra marrin urdhërin, më pas mysafirëve të restorantit ua sjellin ushqimin dhe pijen.
"Kamerierët" janë veçanërisht interesant për fëmijët, të cilët përpiqen për të kuptuar mënyrën e funksionimit të robotëve.
Në restaurant mund të shihen modele të ndryshme të robotëve të cilët bëjnë punë të ndryshme.