Riyaz Khaliq Khaliq
17 Mars 2022•Përditësim: 18 Mars 2022
Kina ka lëshuar në hapësirë një satelit të ri me sensor nga distanca, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sateliti 'Yaogan-34 02' u lëshua nga qendra satelitore 'Jiuquan' në shkretëtirën Gobi të Kinës veriperëndimore.
Për bartjen e satelitit u kujdes raketa e prodhimit vendor 'Long March-4C', e cila u lëshua rreth orës 15:09 sipas kohës lokale, duke hyrë në orbitën e saj të planifikuar.
"Sateliti optik me sensor nga distanca do të përdoret për të vëzhguar planifikimin urban, konfirmimin e të drejtave të tokës, vlerësimin e rendimentit të të korrave, si dhe parandalimin dhe reduktimin e fatkeqësive", raportoi transmetuesi publik kinez CGTN.
Nga ana tjetër, rregullatorët kinezë të hapësirës kibernetike sot deklaruan se mbi 22 milionë pjesë "të informacioneve të paligjshme dhe 2.160 aplikacione dhe mini-programe të paligjshme u hoqën vitin e kaluar".
Ata shtuan se në vitin 2021 janë mbyllur "1.34 miliardë llogari të paligjshme dhe mbi 3.200 faqe interneti në fushatën e pastrimit të hapësirës kibernetike".