Fuat Kabakçı
26 Prill 2018•Përditësim: 26 Prill 2018
PEKIN (AA) - Kina ka lançuar pesë satelitë për perceptim të largët të serisë Zhuhai-1, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas agjencisë së lajmeve Xinhua, satelitët janë lançuar në orbitë nga Qendra e Lançimit Jiuquan në veriperëndim të vendit me raketë të vetme transportuese të quajtur Long March-11.
Zhuhai-1 është konstelacion satelitor komercial për perceptim të largët i zhvilluar nga Zhuhai Orbita Aerospace Science and Technology Co., thuhet në lajmin e agjencisë.
Sipas lajmit, satelitët do të ofrojnë shërbime të të dhënave për fusha si bujqësia, toka dhe burimet ujore, mbrojtja e mjedisit dhe transporti.
Lançimi në fjalë është misioni i 272-të i serisë së raketave Long March.