Özüm Yalkın
22 Qershor 2016•Përditësim: 23 Qershor 2016
PEKIN (AA) - Numri i përdoruesve të 4G-s në Kinë ka arritur në 530 milionë, duke kaluar kështu BE-në dhe SHBA-në, trasmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas një lajmi të agjencisë Shinhua, thuhet se Kina ka rrjetin më të madh në botë të teknologjisë 4G. Sipas lajmit numri i përdoruesve të 4G gjatë çerekut të parë të këtij viti ka arritur në 530 milionë. Kjo shifër ka kaluar BE-në dhe SHBA-në të dyja së bashku.
Që prej muajit mars në Kinë ka rreth 2 milionë stacione baze 4G. Ndërkohë që përdoruesit e mobil internet-it deri në fund të këtij viti pritet të shkojnë në 630 milionë, ndërsa përdoruesit aktivë të internetit në përgjithësi janë rreth 700 milionë.