Esin Eşkinat Sayılgan
09 dhjetor 2021•Përditësim: 10 dhjetor 2021
Google ka ngritur një padi kundër dy shtetasve rusë dhe 15 personave, emrat e të cilëve janë të panjohur dhe të cilët mendohet se qëndrojnë pas "botnetit" të quajtur Glupteba, i cili prej kohësh ka ndikuar shërbimet e Google në kompjuterët me sisteme operative Windows, transmeton Anadolu Agency (AA).
Në paraqitjen e padisë ndaj Gjykatës Rajonale Jugore të New York-ut është ngritur akuzë ndaj Dmitry Starovikov dhe Alexnder Filippov, si dhe rrjetit Glupteba të menaxhuar nga 15 persona të panjohur nga Rusia, për të cilët pretendohet se janë kriminelë kibernetik.
Në akuzë pretendohet se rrjeti në fjalë kryente aktivitete të paligjshme si vjedhja e llogarive personale dhe shitja e tyre tek palët e treta, shitja e informacionit të kartave të kreditit, shitja e reklamave për t'u shfaqur në kompjuterët në fjalë dhe shitja e qasjes në kompjuter tek kriminelët kibernetik.
"Botnet-i" në fjalë që nga vitit 2011 ka ndikuar të paktën 1 milion kompjuterë.
Në deklaratën e publikuar në faqen e Google-it theksohet se kompania e teknologjisë ka paditur për herë të parë një "botnet" të bazuar në blockchain. Në deklaratë është shprehur shpresa që kjo padi të jetë shembull dhe të veprojë si pengesë për rrjete të ngjashme.