Emre Aytekin
10 dhjetor 2021•Përditësim: 10 dhjetor 2021
Kina ka dërguar në hapësirë grupin e 5-të të satelitëve Shicien-6, të përdorur për eksplorimin e hapësirës dhe testimin e teknologjisë së re, transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas lajmit të agjencisë Xinhua, grupi prej dy satelitësh u lëshua nga qendra satelitore Xiuxuen në shkretëtirën Taklamakan në veriperëndim të vendit me raketën Long March-4B.
Thuhet se satelitët u vendosën në pozicionin e tyre të planifikuar në orbitën e Tokës pas nisjes.
Nisja u regjistrua si "misioni i 400-të me raketa të marshit të gjatë".
Satelitët Shicien-6 (SJ6) përdoren për të studiuar mjedisin hapësinor, rrezatimin dhe efektet e tij, regjistrimin e parametrave të mjedisit fizik dhe eksperimente të tjera hapësinore.
Satelitët, të projektuar si një duo, janë prodhuar nga Akademia e Teknologjisë së Fluturimit Hapësinor Shanghai dhe kompania satelitore Dongfanghong.
Katër grupet e para të satelitëve Chicien-6 u lëshuan në hapësirë në periudhën 2004-2010.