Bahattin Gönültaş
01 Tetor 2015•Përditësim: 01 Tetor 2015
SHKUP (AA) – Njëri nga rrjetet më të popullarizuara sociale, Facebook, për përdoruesit e tij që përdorin smartfonë (telefonë të mençur), vendos opsionin e video-profilit, në vend të foto-profilit, raporton Anadolu Agency (AA).
Nga Facebook informojnë se kjo risi për shfrytëzuesit e rrjetit social paraqet një dimension të ri.
Në këtë mënyrë, përdoruesit e Facebook-ut në vend të fotografisë së profilit do të mund të vendosin një video të shkurtër prezantuese për vetveten
Kjo risi fillimisht do të testohet në tregjet në Britani të Madhe dhe SHBA, dhe më pastaj do të mund të përdoret edhe në vendet tjera të botës.