Emre Baştuğ
21 Mars 2016•Përditësim: 22 Mars 2016
SHKUP (AA) - Rrjeti social Twitter, e cila sot feston ditëlindjen e saj të dhjetë, të gjithë përdoruesve të saj u ka dërguar e-mail në shenjë falënderimi, raporton Anadolu Agency (AA).
Twitter ka ndarë një video që përmban momentet më të rëndësishme nga 21 marsi i vitit 2006, kurse ditëlindja e saj do të festohet në të gjitha zyrat e kompanisë në të gjithë botën.
Kompania përmes e-mailit që u ka dërguar të gjithë përdoruesve të saj, ka falënderuar ata për mbështetjen e tyre.
"Nuk do t'ia dilnim pa ju!", theksohej në mesazhin me të cilin Twitter falënderoi klientët e saj.