Shëndetësi

Studim shkencor: Ndotja e ajrit rrit rrezikun nga depresioni

Ekipi shkencor analizoi rezultatet e 25 punimeve shkencore në 16 shtete dhe erdhi në përfundim se ndikimi i ajrit të ndotur në masë të konsiderueshme rrit rrezikun nga depresioni

Emel Öz Gözellik  | 19.12.2019 - Përdıtësım : 20.12.2019
Studim shkencor: Ndotja e ajrit rrit rrezikun nga depresioni

Londër

Studimet e fundit shkencore të ekspertëve nga Universiteti College London (UCL) tregojnë se ndotja e ajrit rrit rrezikun nga depresioni, transmeton Anadolu Agency (AA).

Ekipi shkencor me Isobel Braithwaite në krye, analizoi rezultatet e 25 punimeve shkencore në 16 shtete dhe erdhi në përfundim se ndikimi i ajrit të ndotur në masë të konsiderueshme rrit rrezikun nga depresioni.

Braithwaite tha se pjesërisht janë të njohura efektet negative të ajrit të ndotur mbi gjendjen e përgjithshme shendetësore të njerëzve, por është e padiskutueshme që ky faktor të ketë pasoja negative në gjendjen mendore të njerëzve.

Ajo sqaroi se grimcat e rrezikshme nga ajri i ndotur hyjnë në mushkëri, ndërsa përmes gjakut, në trurin e njeriut, duke rrezikuar kështu sistemin nervor dhe sekretimin hormonal në organizëm.

Gjetjet e hollësishme të studimit janë botuar në revistën “Environmental Health Perspectives”.

Kohët e fundit, studime të ngjashme shkencore janë kryer në Kinë dhe kanë treguar se ndotja e ajrit gjithashtu rrit rrezikun e vdekjes.


Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın