Gamze Türkoğlu Oğuz
20 Shkurt 2018•Përditësim: 20 Shkurt 2018
ANKARA (AA) - Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka njoftuar se vitin e kaluar rastet e fruthit në Evropë janë rritur me 400 për qind transmeton Anadolu Agency (AA).
Sipas deklaratës nga OBSH, vitin e kaluar në të gjithë Evropën, 21,315 njerëz janë diagnostikuar me fruth dhe se 35 raste kanë rezultuar me vdekje.
Në deklaratën ku vihet theksi se rastet e fruthit janë vërejtur kryesisht në Rumani, Itali dhe Ukrainë, është paralajmëruar se kjo rritje prej 400 për qind në krahasim me vitin e kaluar është një situatë tragjike.
Gjithashtu në deklaratë vihet në dukje se ka një rënie në aplikimet të vaksinave në të gjithë kontinentin.
Në Evropë, në vitin 2016 janë vërejtur 5,273 raste të fruthit.
Vendet e prekura nga epidemia dhe rastet e fruthit vitin e kaluar janë renditur si më poshtë:
"5.562 në Rumani, 5.006 në Itali, 4.767 në Ukrainë, 967 në Greqi, 927 në Gjermani, 702 në Serbi, 649 në Taxhikistan, 520 në Francë, 408 në Rusi, 369 në Belgjikë, 282 në Angli, 167 në Bullgari, 152 në Spanjë, 146 në Çeki, 105 në Zvicër".