Shëndetësi

Fëmija afrikan mposht virusin HIV pa medikamente

Vajza e cila tani është nëntë vjeçare i është nënshtruar një terapie antiretrovirale (ART) e cila ka zgjatur për 40 javë

Barry Eitel   | 25.07.2017
Fëmija afrikan mposht virusin HIV pa medikamente

San Francisko

SAN FRANCISCO (AA) – Një fëmijë nga Afrika e Jugut i dijagnostifikuar me virusin HIV kur ka qenë vetëm një vjeç, për çka është trajtuar në mënyrë permanente, ka mposhtur virusin pa përdorur medikamente për nëntë vite rresht, raporton Anadolu Agency (AA).

Ky është rasti i tretë i trajtimit të fëmijëve të prekur nga virus HIV që ka rezultuar me zhdukjen e virusit i cili shkakton sëmundjen SIDA.

Vajza e cila tani është nëntë vjeçare i është nënshtruar një terapie antiretrovirale (ART) e cila ka zgjatur për 40 javë, pasi menjëherë pas lindjes asaj i është zbuluar virusi HIV.

Trajtimi ishte ndaluar pas 40 javësh, ndërkohë që pas kësaj gjaku i vajzës është monitoruar në mënyrë periodike për një rebelim të mundshëm të virusit.

Në ueb-faqen e Anadolu Agency mbi sistemin rrjedhës të lajmeve të AA një pjesë e lajmeve të ofruara ndaj abonentëve publikohen duke u përmbledhur. Për abonim ju lutemi na kontaktoni.
Tema relevante
Bu haberi paylaşın